Telegrafi

Pas Ritës, Duas, Bebes edhe një tjetër talent shqiptar ftohet në emisionin e Jimmy Fallon! (Foto)

Emisioni “The Tonight Show” me prezantuesin Jimmy Fallon është një nga më të ndjekurit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shumë artistë botërorë shkojnë për të promovuar videoklipet e tyre, mesin e tyre kohët e fundit shqiptarët që bëjnë karrierë përtej oqeanit Atlantik.

Mesa duket, Jimmy ka mbetur i kënaqur nga shqiptarëve dhe ka vendosur të ftojë në emisionin e tij të radhës një tjetër artist shqiptar, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Dua Lipa, shkëlqen në Holandë (Video)

Bëhet fjalë për Albert Stanajn, i cili është duke i ngjitur me shpejtësi shkallët e suksesit në skenat ndërkombëtare, ndërsa do të jetë pjesë e emisionit më datën 26 tetor.

“Ende nuk po më besohet, por do të performojë te Jimmy Fallon këngën ‘Aint Love Strange. Kjo është e pabesueshme. Faleminderit Zot”, ka shkruar me këtë rast Stanaj në Facebook.

Kujtojmë se vetëm përpara disa javësh, Dua Lipa pati rastin të jetë një ndër të ftuarat e Fallonit, ku promovoi këngën që ka marrë mbi 19 milionë klikime në YouTube, ‘Hotter Than Hell’ .

Lexo po ashtu Rita Ora: Të kem mbështetjen e vendlindjes është vërtetë e veçantë

Në të kaluarën mysafirë ka qenë edhe Rita Ora dhe Bebe Rexha, të cilat kanë promovuar edhe këngët e tyre të reja. /Telegrafi/