Emisioni “The Tonight Show” me prezantuesin Jimmy Fallon është një nga më të ndjekurit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shumë artistë botërorë shkojnë për të promovuar videoklipet e tyre, mesin e tyre kohët e fundit shqiptarët që bëjnë karrierë përtej oqeanit Atlantik.
Mesa duket, Jimmy ka mbetur i kënaqur nga shqiptarëve dhe ka vendosur të ftojë në emisionin e tij të radhës një tjetër artist shqiptar, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për Albert Stanajn, i cili është duke i ngjitur me shpejtësi shkallët e suksesit në skenat ndërkombëtare, ndërsa do të jetë pjesë e emisionit më datën 26 tetor.
“Ende nuk po më besohet, por do të performojë te Jimmy Fallon këngën ‘Aint Love Strange. Kjo është e pabesueshme. Faleminderit Zot”, ka shkruar me këtë rast Stanaj në Facebook.
Kujtojmë se vetëm përpara disa javësh, Dua Lipa pati rastin të jetë një ndër të ftuarat e Fallonit, ku promovoi këngën që ka marrë mbi 19 milionë klikime në YouTube, ‘Hotter Than Hell’ .
Në të kaluarën mysafirë ka qenë edhe Rita Ora dhe Bebe Rexha, të cilat kanë promovuar edhe këngët e tyre të reja. /Telegrafi/