Site icon Telegrafi

Pas reagimit të tifozëve, Pioli pritet ta lë në bankë Suson

Suso (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, pritet ta lë Suson në bankën rezervë, kur tashmë ka filluar një nismë e tifozëve për largimin e tij, madje është krijuar edhe hashtagu ‘#SusoOut’.

Mbështetësit e Rossonerëve nuk janë të kënaqur me paraqitjet e spanjolli dhe nuk e duan në skuadër.

Lexo po ashtu Milani do të shesë në janar, pesë yje rrezikojnë largimin

Ndërsa tani, Tuttosport raporton se trajneri po mendoni seriozisht që ta lë në bankë futbollistin për ndeshjen ndaj Romës në fundjavë.

Suso (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Sipas kësaj gazete, Ante Rebic mund të angazhohet në krahun e djathtë si pjesë e formacionit 4-3-3 apo 3-4-2-1.

Një alternativë tjetër është që Hakan Calhanoglu të luajë në pozitën e dhjetëshit, prapa Krzysztof Piatek dhe Rafael Leao në formacionin 4-3-1-2. /Telegrafi/

Exit mobile version