Polonia dhe Bullgaria thonë se kompania ruse e energjisë Gazprom i ka informuar ato se do të ndalojë furnizimin me gaz natyror duke filluar nga 27 prilli.
Kompania polake e energjisë PGNiG dhe Ministria bullgare e Energjisë kanë njoftuar se furnizuesi shtetëror Bulgargaz kanë marrë një njoftim për import.
Ministria bullgare shtoi se së bashku me kompanitë shtetërore të gazit ka ndërmarrë hapa për të gjetur marrëveshje alternative për furnizimin me gaz natyror.
Këto pezullimet janë të parat që kur presidenti rus Vladimir Putin tha muajin e kaluar se blerësit e huaj “jomiqësorë” do të duhet të paguajnë Gazpromin në rubla, në vend të dollarëve dhe eurove. Putin e tha këtë pasi vendet perëndimore vendosën sanksione kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Polonia ka refuzuar të paguajë në rubla, duke rënë dakord me vendet e tjera të BE-së që sipas kushteve të marrëveshjes së blerjes ata mund të vazhdojnë të paguajnë në euro ose dollarë.
Zyrtarët polakë thanë se vendi është gati të përballet me çdo ndërprerje të furnizimit me gaz përmes tubacionit Yamal.
Gazprom nuk e konfirmoi ndërprerjen, por një drejtues i lartë i kompanisë u citua nga agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë se, “Polonia duhet të paguajë për furnizimet me gaz sipas procedurës së re të pagesës”. /Telegrafi/