Telegrafi

Pas përleshjes me Noizyn, policia arreston Cllevion për thyerje të masës së sigurisë ‘Arrest në shtëpi’

(Foto: Screenshot/YouTube/ABC News)

Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është arrestuar nga policia në Lushnje, pasi e ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpiak”.

Fenomeni i rrjeteve sociale, ditë më parë ishte përfshirë në një përleshje fizike me reperin Noizy dhe 36–vjeçari është arrestuar për shkak të “largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në vijim është postimi i Policisë së Shtetit në faqen zyrtare në Facebook:

Lexo po ashtu Publikohen pamjet e plota të përleshjes ndërmjet Noizyt dhe Cllevios

Lushnjë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari me precedent të mëparshëm penal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se shtetasi K. A. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Pas kontrolleve nga Policia, shtetasi K. A. është lokalizuar në lagjen “Çlirimi”, në qytetin e Lushnjës.

Lexo po ashtu Nga jeta në SHBA, muzika, burgosja e rrjetet sociale te zënka me Noizyn – kush është Cllevio

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi, për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit K. A., 36 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në 19.03.2021, shtetasi K. A. është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 armë të ftohta (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi K. A. ka qenë i dënuar dhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe kanosje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.