I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë shkuar edhe tek kryeministri i vendit, Albin Kurti për të zhvilluar një takim në lidhje me përpjekjet për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës dhe për të gjetur zgjidhje për arritjen e marrëveshjes për targat, letërnjoftimet dhe marrëveshjen finale.
Ndërkaq, para pak minutash ata zhvilluan dhe një takim me dyer të mbyllura me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Dyshja do të takohet edhe me liderët e partive opozitare në orën 16:00.
Pas këtyre takimeve, të enjten dy emisarët pritet të vizitojnë edhe pjesën veriore të vendit.
Ndryshe, Escobar dhe Lajçak ndodhen në Prishtinë në përpjeke për të shtensionuar situatën në pjesën veriore të Kosovës dhe për të gjetur zgjidhje për arritjen e marrëveshjes për targat, letërnjoftimet dhe marrëveshjen finale. /Telegrafi/