Gonzalo Higuain është futbollisti më i mbivlerësuar në afatin kalimtar të transferimeve.
Ky është përfundimi i arritur nga një studim i CIES Football Observatory që ka përllogaritur diferencën mes vlerës së transferimit dhe asaj reale të kartonit të lojtarëve.
Sipas CIES, vlera reale e Higuain ishte 66.3 milionë euro, ndërkohë që ai u transferua te Juventusi për 90 milionë euro që do të thotë se Napoli përfitoi nga shitja e tij 23.8 milionë euro.
I renditur në vendin e dytë përsa i përket raportit mes vlerës së shitjes e asaj të kartonit të futbollistit është Bailly për të cilin Manchester United pagoi 38.4 milionë euro, ndërkohë që vlera e lojtarit ishte 14.9 milionë euro.
Një tjetër futbollist tej mase i vlerësuar ishte edhe Kevin Gameiro i cili i kushtoi Atletico Madrid 37 milionë euro, kur kartoni i tij kishte një vlerë prej 14.5 mln euro.
Në listën e futbollistëve më të mbivlerësuar është edhe Pogba, për të cilin Manchester United kanë paguar 15.3 milionë euro më shumë se vlera reale e kartonit të futbollistit.
CIES ka përcaktuar edhe klubet që kanë bërë në total shitjet më të mira sigurisht duke marrë parasysh vlerën e kartonit të lojtarëve dhe atë të transferimit. Në këtë pikë është Sevilla që dominon falë shitjeve të Grzegorz Krychowiak, Kevin Gameiros, Ciro Immobiles, Fernando Llorentes dhe Kokes.
Këta futbollistë u shitën nga andaluzianët për 94.4 milionë, ndërkohë që vlera e kartonit të tyre nuk shkonte më shumë se 59.5 milionë euro që do të thotë se Sevilla ka siguruar një përfitim prej 34.9 milionë eurosh.