Site icon Telegrafi

Pas marrëveshjes së arritur, Tyson Fury: Fillimisht do ta shkatërroj Deontay Wilderin, më pas do të asgjësoj Anthony Joshuan

Është konfirmuar edhe zyrtarisht marrëveshja për duelin e shumë pritur në mes të Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt.

Promovuesi i AJ ka thënë se marrëveshja për titullin e kampionit të unifikuar është arritur, derisa edhe kushtet për pagesën e dy boksierëve është finalizuar.

Pas kësaj marrëveshje të arritur, Tyson Fury e ka konfirmuar me një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, duke thënë se fillimisht do të shkatërrojë “Bronze Bomberin”, më pas do të asgjësojë Joshuan.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt për përballjen e shumëpritur

“Është zyrtare, Fury vs Joshua për vitin e ardhshëm. Do të shkatërrojë fillimisht Bronze Bomberin, më pas do të asgjësojë Anthony Joshuan”, ka shkruar ai.

“Falënderim i madh për Daniel Kinnerhan që e bëri të mundshme që të ndodhë”, ka përfunduar Fury.

Fillimisht Fury do të zhvillojë trilogjinë me amerikanin në fund të këtij viti, më pas do të përballet me Joshuan, por edhe ky i fundit duhet t’i mbrojë titujt e tij kundër sfiduesit Kubra Pulev, që po ashtu është në fund të vitit. /Telegrafi/

Exit mobile version