Wagner është gati të rrisë praninë në Afrikë, tha udhëheqësi i grupit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin.
Grupimi muajin e kaluar është larguar nga shteti ukrainas, ku kishte ndihmuar forcat ruse në pushtimin e Ukrainës.
“Ne nuk po e zvogëlojmë praninë tonë, për më tepër, ne jemi gati të përforcojmë kontigjentet tona të ndryshme”, tha ai për Afrique Media me bazë në Kamerun, raporton skynews.
Intervista telefonike u publikua në YouTube, pro reuters nuk mundi të verifikonte vërtetësinë e audio regjistrimit, por një zë që dukej se ishte i Prigozhinit mund të dëgjohej nën përkthimin frëngjisht.
Në intervistë, ai tha se Wagneri po i përmbush të gjitha detyrimet në kontinent dhe se është i gatshëm të zhvillojë më tej marrëdhëniet me vendet afrikane.
Duke luftuar në anën e Rusisë, Wagner mori pjesë në disa nga konfliktet më të përgjakshme të luftës së Ukrainës.
Megjithatë, roli i ardhshëm u vu në pikëpyetje kur Prigozhin organizoi një rebelim të shkurtër kundër Kremlinit ndërsa u largua drejt Bjellorusisë, ku disa nga luftëtarët kanë filluar të trajnojnë forcat bjelloruse.
Megjithatë, këtë javë ai u fotografua në Shën Petersburg gjatë samitit ruso-afrikan, i cili u organizua nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Prigozhin konfirmoi për Afrique Media se një rotacion i ri i forcave të Wagnerit kishte arritur së fundmi në Republikën e Afrikës Qendrore përpara një referendumi kushtetues më 30 korrik që mund të zgjasë mandatin e presidentit, Faustin-Archange Touadera. /Telegrafi/