Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta kundërshtojë vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave.
Pas ankesës në Gjykatën Kushtetuese, Vetëvendosje ka vendosur që t’i drejtohet Prokurorisë.
Nesër në orën 11:15, deputetja Albulena Haxhiu do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori lidhur me këtë vendim.
“Nesër, e premte, në orën 11:15, Lëvizja VETËVENDOSJE! nëpërmjet deputetes Albulena Haxhiu dorëzon Kallëzimin Penal për vendimin e rritjes së pagave nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Pas dorëzimit do të ketë edhe deklarim për media tek Pallati i Drejtësisë!“, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/