Site icon Telegrafi

Pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve, flasin qytetarët

Pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale kundër ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi, disa qytetarë thanë se aktakuzat janë të padrejta dhe ata do dalin faqebardhë.

Në një prononcim për Telegrafin, njëri nga qytetarët i cili jetonte jashtë vendit tha se nuk po i pëlqen veprimet e fundit që po ndodhin në Kosovë, pasi sipas tij ata kanë luftuar dhe punuar për këtë vend.

Lexo po ashtu Arrestohet Jakup Krasniqi, niset për në Hagë

“Kam ardh nga perëndimi nuk është se i di mirë. Nuk po me pëlqejnë, po ç’të bëjmë. Kanë punuar dhe kanë luftuar për këtë, dhe unë se pranoj”, tha ai.

Ndërsa, një tjetër i cili tha se ka qenë ushtar i UÇK-së u shpreh se këto aktakuza po bëhen ndaj ushtarëve çlirimtarë.

“Vet kam qenë pjesëtar i UÇK-së…Kam apel nga popullata, çfarëdo që kanë kundër meje ose si Hashim le të drejtohen personalisht, por jo mbas EULEX-it që është me afat të skaduar”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Specialja konfirmon aktakuzën edhe ndaj presidentit Hashim Thaçi

Edhe një tjetër qytetar tha se këto aktakuza nga Gjykata Speciale janë të padrejta dhe sipas tij ata do të dalin fitimtarë e faqebardhë.

“Është aktakuzë e padrejtë, që iu ka bërë çlirimtarëve tanë. Nuk është dashur të ndodh kjo, por kemi hyrë në një farë valle dhe pa e kry këtë farë valle s’kemi qare, ata do dalin fitimtarë siç kanë dal gjithë dhe do kthehen faqebardhë. Do mbrojnë interesat dhe luftën e  drejtë çlirimtare që kanë bërë vite e vite”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu Kadri Veselit i konfirmohet aktakuza nga Specialja

Ndërsa, një tjetër tha se këto aktakuza janë kundër shtetit të Kosovës dhe çështjes kombëtare.

“Këto mundem me fsheh dhe mos me tregu të vërtetën po kjo është akuzë kundër krejt shtetit të Kosovës, kundër çështjes kombëtare, jo vetëm Kosovës se kjo s’mund të ndahet as nga Shqipëria, por kjo është një turp i madh i komunitetit ndërkombëtarë me përkrahje të forcave të brendshme të Kosovës, të cilët nuk ju intereson kombi…kjo dëshmon se shteti i Kosovës është një shtet i dështuar. Ato rrena jonë që gjykata do ta individualizoj përgjegjësin ndaj luftës së UÇK-së. Kjo është luftë për çdo qytetarët që flet e mendon shqip, edhe për punëtorin, xehetarin, bujkun e intelektualin, Kosova sot do duhej të ketë ditë zie”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version