Telegrafi

Pas kërcënimeve të familjarëve të Xhulit, Getinjo detyrohet ta fshijë audio-incizimin dhe të kërkojë falje: Më falni prej shpirtit

Një debat i ashpër është ngjallur këto ditë mes Vivienit dhe Xhulit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Mu pas kësaj, ka qenë reperi Getinjo ai i cili ka reaguar pas deklaratave ngacmuese të Xhulit ndaj Vivienit, të cilën e gjykoi për gjendjen e saj ekonomike.

Reperi nga Ferizaj publikoi një audio-incizim të Xhulit në WhatsApp, e cila i kishte kërkuar që të takohej në një hotel në Prishtinë para se të hynte në Big Brother VIP Kosova.

Mirëpo lidhur me publikimin në fjalë, pati reagime të shumta nga familjarët e Xhulit, të cilët ia tërhoqën vërejtjen publikisht reperit, duke thënë se nuk do ta linin këtë punë me kaq.

Lexo po ashtu Thotë se shënoi rekord duke qëndruar dy javë pa kryer marrëdhënie intime në BBVK, Atdheu: Po e pres Xhulin

Mesa duket i frikësuar, reperi ferizajas ka kërkuar menjëherë falje për gabimin e bërë, teksa ka bërë një sqarim të gjatë në InstaStory.

“E di, e kam kuptuar para se me më thënë dikush tjetër! Gabova për atë post për Xhulin sa i përket ftesës për takim! S’kam qenë me qëllim me e mbrojt dikën e as me e ulë, veç u bëra nervoz pak edhe e postova! Nuk më ka kërcënuar askush, nuk kam marrë urdhër prej askujt sepse nuk marr kësi komanda prej askujt në botë. Por jam i pjekur dhe jam njeri me ndjenja të cilat i kontrolloj shumë mirë, po ka raste që edhe më del ndonjëherë Geti që s’jam unë! Banorët janë në lojë, le të debatojnë, le të flasiun, le të qajnë, le të qeshin! Unë s’jam pjesë e asaj shtëpie më dhe s’kam pse përzihem më! Unë s’jam i keq, i mbroj njerëzit e shkelur dhe njerëzit që i bullizojnë! Sjelljen time origjinale e keni parë brenda në Big Brother VIP Kosova dhe ashtu jam gjithonë dhe do të mbes! Nuk po ndihem mirë për momentin se s’jam i keq sa më bëtë brenda 2-3 orëve. Ju dua. M’falni sinqerisht prej shpirtit”, kanë qenë fjalët e Getinjos në InstaStory.

Foto: Getinjo/InstaStory

Përndryshe, dihet se arsyeja e mbështetjes së Getinjos ndaj Vivienit është për faktin se dyshja krijuan një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova – gjatë kohës sa Getinjo ishte pjesë e saj. /Telegrafi/