Real Madridi raportohet se ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e N’Golo Kantes në verën e vitit 2020.
Zinedine Zidane në këtë verë e transferoi Eden Hazardin nga The Blues për një shumë rreth 100 milionë euro, derisa tani e duan një lojtar tjetër të tyre.
Mediumi spanjoll ‘Defensa Central’, raporton se Los Blancos kanë arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Kantes.
Skuadra londineze në fillim të këtij viti u suspendua nga FIFA me dy afate kalimtare, mirëpo që e humbën belgun që u transferua në Santiago Bernabeu.
Sipas këtij mediumi, Madridi kishte një sjellje të mirë me Chelsean gjatë transferimit të Hazardit, ndërsa kanë arritur marrëveshje tani për fituesin e Kupës së Botës.
Me gjasë Reali do t’i afrojë skuadrës nga veriu i Londrës disa lojtarë dhe para për ta marrë Kanten. /Telegrafi/