Telegrafi

Edhe Rita dhe Rihanna ndjekin stilin e ri të flokëve

Rita Ora, Rihanna (Foto: Instagram/ritaora/rihneed)

Ylli shqiptar i muzikës pop, Dua Lipa, mori vëmendje gjatë Javës së Modës në Paris, me stilin e ri të flokëve të njohur si ‘bob’ dhe me balluke.

Ndërsa ky stili i ri duket se është shndërruar në trend ndër këngëtaret e famshme të muzikës botërore.

Lexo po ashtu Dua Lipa shkëlqen në darkën private të 'Yves Saint Laurent' gjatë Javës së Modës në Paris
Dua Lipa (Foto: BACKGRID)

Po në Javën e Modës në Paris, me këtë stil flokësh është shfaqur edhe këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna.

Rihanna (Foto: Instagram/rihannaclipz/rihneed)

Ndërsa shqiptarja tjetër e famshme, Rita Ora, është paraqitur në një koncert me flokët me balluke.

Ajo njëherësh i ka shpërndarë edhe disa fotografi në rrjetet sociale me dukjen e re që është pëlqyer nga fansat e saj. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)