Site icon Telegrafi

Pas deklaratës së Vuçiqit, Lista Serbe thotë se është gati të marrë pjesë në zgjedhjet në veri

Foto: Arkiv

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, sot në një konferencë për media ka thënë se janë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhje, gjersa sipas tij “topi tani është në fushën e Prishtinës”.

Rakiq në këtë konferencë për media tha se vendimet politike janë marrë gjithmonë në koordinim me Beogradin, raporton EO.

“Prandaj këtë herë do ta dëgjojmë këshillën e presidentit Vuçiq dhe sot po dërgojmë mesazhin se jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës, duke inkurajuar kështu një proces politik dhe dialog që do të çonte në përmbushjen të kushteve tona, të cilat i kemi theksuar disa herë deri më tani.

Prandaj, kërkojmë nga Prishtina që sa më parë të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme lokale për kryetarë dhe këshilltarë në të katër komunat në veri të Kosovës”, tha Rakiq.

Exit mobile version