Telegrafi

Pas daljes nga BBVA, Olta Gixhari dhe Armaldo Kllogjeri shihen në shoqëri të njëri-tjetrit

Dy prej personazheve më të komentuara të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania ishin aktorja Olta Gixhari dhe artisti Armaldo Kllogjeri-Maestro.

Dyshja përveç rivalitetit krijuan edhe shoqëri me njëri-tjetrin që duket se po vazhdon edhe pas daljes nga shtëpia e famshme.

Ish-banorët edhe sot (e mërkurë) janë parë duke u shoqëruar bashkë teksa Olta ka bërë edhe një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku shihet me Maestron.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

“Ju falënderojmë shumë për videot e bukura qe na dedikoni mua dhe maestros! Ju duam shumë”, ka shkruar Olta në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe komentet sipër imazhit që dyshja kanë marr nga ana e fansave të tyre.

Lexo po ashtu ‘Lufta’ për ta marr Luiz Ejllin në koncerte, këngëtari shkodran mund të paguhet deri në 10 mijë euro për një performancë

Kujtojmë që Armaldo u eliminua nga BBVA nga vota e publikut, teksa Olta vendosi të largohet me dëshirën e saj duke thënë se nuk pa arrin ta përballoj mungesën e të birit.

Ndërsa, gara për çmimin e madh të Big Brother VIP Albania po vazhdon edhe me tre prej katër ish-banorë që u rikthyen në shtëpinë e famshme.

Ronaldo Sharka ishte I rikthyer në BBVA, por mbrëmë (e martë) u eliminua përfundimisht nga BBVA. /Telegrafi/