Telegrafi

Pas bombardimit të teatrit në Mariupol, ministri i Jashtëm ukrainas ka një pyetje për kompanitë e huaja që akoma operojnë në Rusi

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Twitter, të teatrit të shkatërruar të Mariupolit.

Përbri fotografisë ai ka shkruar se “dëshiron t’i pyes kompanitë ndërkombëtare që akoma punojnë me Rusinë apo janë akoma atje, sesi mund të vazhdojnë të bëjnë biznes me ata?”

“Si mund t’i ushqeni, shërbeni dhe paguani ata që kanë bërë këtë”, duke aluduar në teatrin e bombarduar brenda të cilit kishte të strehuar qindra fëmijë e gra ukrainase.

E edhe sot ka vazhduar operacioni i kërkim-shpëtimit i civilëve që kanë ngecur nën rrënojat e teatrit të bombarduar nga forcat ruse. /Telegrafi/