Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian është i rëndësishëm për Kosovën dhe SHBA-të mbështetësin këtë propozim.
Hovenier këtë koment e ka bërë duke reaguar në një Twitter të këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili tregoi se sot ka folur me kryeministrin Albin Kurti.
“Ne do të mbështesim plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së. Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën pasi ne mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Hovenier, transmeton Telegrafi.
We will fully support the next steps on the EU proposal. This progress is significant for Kosovo as we support its full integration into Euro-Atlantic and international structures. https://t.co/JoknfjZJBF
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 10, 2023
Chollet ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin nëpërmjet një telefonate, ku ka thënë se e mirëpret pranimin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Këshilltari i lartë i DASH-t.
Chollet ka kërkuar zbatimin e këtij plaini në mënyrë që të dyja vende të përfitojnë. /Telegrafi/