Telegrafi

“Pas asaj telefonate fillova të qaja së bashku me gruan” – Robin Gosens me një deklaratë emocionuese 

Robin Gosens ka pasur një sezon shumë të mirë, por nuk i ka mjaftuar të marrë ftesë për Euro 2024.

Mbrojtësi i majtë gjerman shkëlqeu me Union Berlinin, derisa në 37 ndeshje zyrtare realizoi edhe shtatë gola dhe dhuroi katër asistime.

Megjithatë trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann nuk e mori për në Euro 2024, pasi para tij u grumbulluan David Raum i RB Leipzig dhe Maximilian Mittelstadt i Stuttgart.

Gosens ka dhënë një deklaratë shpërthyese duke zbuluar edhe bisedën me trajnerin Nagelsmann.

Anësori ka thënë se shpërtheu në lot së bashku me gruan e tij pasi donte me çdo kusht të ishte në Kampionatin Evropian.

“U ndjeva si m*t kur Nagelsmann më thirri dhe më tha: Robin, më vjen shumë keq, por nuk mund të të marr me vete. Të vlerësoj shumë, por sezoni i Unionit nuk po shkon në favorin tënd”.

Lexo po ashtu Gjermania publikon listën për Euro 2024, Nagelsmann lë jashtë katër lojtarë të mëdhenj

“Gjithçka bëra që të shkoj në Euro, është ëndrra ime e fëmijërisë, por tani më ka ikur. Qava pas telefonatës, pastaj thirra gruan time dhe qamë së bashku”, tha Gosens.

29-vjeçari deri më tani ka zhvilluar 20 ndeshje me Gjermaninë që nga viti 2020 dhe ka edhe dy gola të shënuar. /Telegrafi/