Telegrafi

Pas Arbër Zenelit, Adana Demirspor zyrtarizon një tjetër sulmues shqiptar

Është shtuar numri i futbollistëve shqiptarë që luajnë në Superligën e Turqisë.

Ky numër tani ka shkuar mbi 20 në 13 klube elitare në Turqi.

Florent Shehu është futbollisti i radhës që ka zbarkuar në Turqi, duke nënshkruar për skuadrën turke Adana Demirspor.

Sulmuesi i talentuar është larguar nga Luzerni dhe karrierën do ta vazhdoj te Adana Demirspor në Turqi, ku bashkëlojtar do ta ketë reprezentuesin kosovar Arbër Zenelin.

21 vjeçari karrierën e ka nisur tek të rinjtë e Barcelonës, derisa ka luajtur në grupmoshat edhe te Valencia, Levante, Baseli e Lazio.

Ai së fundmi ishte pjesë e Luzernit në elitën e futbollit zviceran derisa karrierën do ta vazhdoj te Adana Demirspor në Turqi.

Shehu luan në pozitën e sulmuesit anësorë, derisa ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin turk. /Telegrafi/

Florent Shehu sa ishte te Lazio