Telegrafi

Pas anulimit të Superkupës së Turqisë, ftesa e Besiktas ndaj rivalëve të mëdhenj Fenerbahce dhe Galatasaray bëri jehonë në Turqi

Rivali më i madh i Fenerbahçes dhe Galatasarayt, skuadra e Besiktasit, bëri një lëvizje disi të papritur që bëri shumë bujë Turqi, duke postuar një deklaratë për shtyp.

Në mes të një skandali të madh politik dhe shtyrjes së ndeshjes së Superkupës së Turqisë mes Fenerbahçes dhe Galatasarayt, Besitas ka lëshuar një deklaratë për shtyp në të cilën ka ftuar dy rivalët e tyre më të mëdhenj të luajnë Superkupën në stadiumin e tyre .

Ndeshja mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes ishte menduar të luhej në Arabinë Saudite me fillim nga ora 18:45.

Megjithatë, sauditët i ndaluan lojtarët e Fenerit dhe Galatas që të dilnin për ngrohje me fanellat e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të shtetit turk.

Kjo nuk u ka pëlqyer lojtarëve të të dy klubeve, ndaj kanë refuzuar të dalin në fushë.

Lexo po ashtu Anulohet Superkupa e Turqisë, nuk lejoheshin pankartat dhe bluzat e Ataturkut

Ndërkohë që drama vazhdon nëse dhe kur do të luhet ndeshja, Besiktas ka ftuar dy rivalët më të mëdhenj që të vijnë në stadiumin e tyre dhe të luajnë ndeshjen e Superkupës së Turqisë.

“Dyert tona janë të hapura. Presim të gjithë dashamirët e Ataturkut me flamuj turq të vijnë në stadiumin tonë më të bukur në botë dhe të luajnë ndeshjen e Superkupës së Turqisë”, thuhet në ftesën e Besiktasit. /Telegrafi/