Site icon Telegrafi

Partnerja e shoqëron Xhakën në stadium (Foto)

Granit Xhaka nuk luan në ndeshjen e Arsenalit kundër Readingut, mirëpo ai nuk mund të mungojë në stadium për ta përcjellë takimin.

Për ta shikuar sfidën e Kupës EFL, mesfushori shqiptar shoqërohet nga partnerja e tij, Leonita Lekaj, ndërsa e ka publikuar edhe një fotografi të përbashkët me të.

“Me dashurinë time rrugës për në stadium, për ndeshjen e cila na udhëheq drejt fazës tjetër të kupës”, ka shkruar futbollisti në rrjetet sociale.

Trajneri Arsene Wenger i ka lënë të pushojnë lojtarët kryesorë dhe në këtë përballje luan me ekipin e dytë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Formacionet bazë: Arsenal – Reading
Exit mobile version