Telegrafi

Parlour: Emeryt i nevojiten kualitetet e Dembeles

Legjenda dhe ish-kapiteni i Arsenalit, Ray Parlou ka thënë se Topçinjve i nevojitet një transferim kualitativ si ai i yllit të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Sulmuesi francez nuk ka arritur t’i tregojë vlerat e tij që nga transferimi nga Borussia Dortmund te Barcelona në verën e vitit 2017.

Transferimi i Dembeles i ka kushtuar katalunasve më shumë se 100 milionë euro, por ditëve të fundit është përfolur për një largim të tij nga Camp Nou.

Shumë skuadra evropiane janë lidhur me transferimin e tij, por Parlour ka këshilluar ish-skuadrën e tij, Arsenalin, për Dembelen.

Parlour së bashku me Freddie Ljungberg duke festuar titullin e Ligës Premier

“Ai është një lojtar kualitativ”, ka thënë fillimisht Parlour për Daily Star.

Ousmane Dembele (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Ai definitivisht do t’i shtonte më shumë kualitete ekipit. Lojtar si ai duhet t synohen”.

“Kualitetet e tij do t’i ndihmonit Emeryt ta bënte skuadrën dhe ekipin më të mirë”, përfundoi anglezi.

21-vjeçari francez është lidhur edhe me Chelsean dhe Liverpoolin. /Telegrafi/