Telegrafi

Parlamenti Evropian miraton paketën 50 miliardë euroshe për Ukrainën – shumica e parave nuk janë ndihma

Parlamenti Evropian votoi për miratimin e paketës financiare prej 50 miliardë euro (54 miliardë dollarë) për Ukrainën, e njohur si “Lehtësia e Ukrainës”, si pjesë e buxhetit të Bashkimit Evropian.

Paketa ofron financim për Ukrainën nga viti 2024 deri në vitin 2027, me 33 miliardë euro (35.8 miliardë dollarë) në formë kredie dhe 17 miliardë euro (18.5 miliardë) grante.

Lexo po ashtu Edhe pse ishin marrë vesh, republikanët nuk e votojnë projektligjin që parasheh miliarda dollarë për Ukrainën dhe Izraelin

Pas disa muajsh pengesë nga Hungaria, liderët evropianë ranë dakord për financimin katërvjeçar për Kievin gjatë një samiti të Këshillit Evropian më 1 shkurt.

“Lehtësia e Ukrainës” u miratua në Parlamentin Evropian me 536 vota pro, 40 kundër dhe 39 abstenime.

Pasi Këshilli Evropian ra dakord për financimin, anëtarët e Parlamentit Evropian (PE) negociuan krijimin e një “Dialogu të Lehtësimit të Ukrainës”, raporton kyivindependent.

Kjo garanton që eurodeputetët do të kenë “diskutime të rregullta me Komisionin (Europian) çdo katër muaj mbi përparimin dhe zbatimin e Facility, duke nxitur transparencë më të madhe dhe mbikëqyrje demokratike”.

Lexo po ashtu “Historia do të na gjykojë”, Biden ripërsërit thirrjen që Kongresi të mbështesë ndihmën për Ukrainën

Parlamenti Evropian forcoi gjithashtu përfshirjen e Verkhovna Rada, parlamenti i Ukrainës, i cili “ka rritur ndjeshëm legjitimitetin demokratik të Facilitetit në Ukrainë”.

Ndryshe, Kongresi amerikan pritet të miratojë një projektligj që parasheh dhjetëra miliarda euro ndihma ushtarake për ukrainasit. /Telegrafi/