Telegrafi

Parlamenti Evropian merr vendimin për ndalimin e TikTok-un në telefonat e stafit

Parlamenti Evropian e ka ndaluar TikTok-un nga telefonat e stafit, duke ndjekur hapat e dy institucioneve më të larta të politikë-bërjes së Bashkimit Evropian dhe duke nënvizuar shqetësimin në rritje për aplikacionin kinez të videove të shkurtra dhe kush mund të ketë akses në të dhënat e përdoruesve të tij.

Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-s javën e kaluar ndaluan TikTok-un nga telefonat e stafit për shkak të shqetësimeve në rritje në lidhje me kompaninë, e cila është në pronësi të firmës kineze ByteDance, dhe nëse qeveria e Kinës mund të mbledhë të dhënat e përdoruesve ose të avancojë interesat e saj, transmeton Telegrafi.

Pekini ka mohuar rregullisht këto pretendime.

Lexo po ashtu Kanadaja ia ndalon punonjësve të qeverisë përdorimin e TikTokut në telefonat zyrtarë

Ndalimi, duke filluar nga 20 marsi, do të zbatohet për pajisjet e korporatave si telefonat celularë dhe tabletët që janë të regjistruar në aplikacionin e menaxhimit celular të Parlamentit, tha një zëdhënës i Parlamentit.

Asambleja gjithashtu rekomandoi fuqimisht ligjvënësit dhe stafin që ta fshijnë TikTok-un nga pajisjet e tyre personale, duke konfirmuar një raportim të mëparshëm të Reuters.

Lexo po ashtu Shtëpia e Bardhë iu jep afat 30 ditë agjencive federale që të fshijnë TikTok-un

TikTok tha se këto vendime ishin të gabuara dhe të bazuara në keqkuptime themelore.

Senati i SHBA-së ndaloi gjithashtu TikTok-un nga pajisjet në pronësi të qeverisë, me Kanadanë që miratoi një vendim të ngjashëm të hënën. India e ka ndaluar aplikacionin në të gjithë vendin. /Telegrafi/