Site icon Telegrafi

Parker: Humba nga kampioni më i mirë, por do të kthehem më i fortë

(Foto: Getty Images)

Joseph Parker ka pranuar se Anthony Joshua ishte më i fortë në duelin për unifikimin e titujve që u zhvillua në Cardiff të shtunën mbrëma.

Boksieri nga Zelanda e Re është i pari që ka arritur t’i bëjë ballë kundërshtarit të tij britanik deri në fund të meçit.

(Foto: Sky Sports)

Të gjitha përballjet e mëparshme (20), ‘AJ’ i kishte fituar me nokaut, mirëpo 26-vjeçari Parker ia doli të qëndronte deri në fund të raundit të 12-të, ashtu që 28-vjeçari Joshua fitoi me pikë dhe në këtë mënyrë e ndërpreu rekordin e fitoreve me nokaut.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Joseph Parker

“Humba nga kampioni më i mirë sonte (e shtunë). Do të kthehemi sërish më të fortë dhe jam i kënaqur që qëndrova deri në 12 raunde”, ishin fjalët e tij pas meçit.

Ai është zotuar se do të kthehet për t’u bërë sërish kampion i botës në kategorinë e peshave të rënda.

(Foto: Sky Sports)

Titullin që ia mori Joshua, atë WBO, Parker e kishte mbrojtur që nga viti 2016.

Duhet përmendur se kjo ishte humbja e parë për boksierin nga Zelanda e Re, i cili kishte regjistruar 24 fitore më herët, 18 prej të cilave me nokaut. /Telegrafi/

Exit mobile version