I pari i transferimeve të Juventusi, Fabio Paratici ka shpjeguar gjithçka rreth mundësisë së transferimit të Higuainit te Juventus, por edhe largimin e mundshëm të Paul Pogbas dhe Leonardo Bonuccit.
Sipas drejtori sportiv të Juventusit, sulmuesi argjentinas është moti në radarin e ‘Zonjës së Vjetër’, edhe atë para se Napoli të nënshkruante nga Reali.
“E kemi ndjekur Higuainin para Napolit, por pa arritur asnjë marrëveshje ekonomike me Realin. Në mungese të kësaj e kemi evituar ardhjen e djaloshit”, deklaroi fillimisht Paratici.
“Nuk besoj se Napoli duhet të brengoset. Të gjithë klubet e mëdha e dinë se lojtarit më të mirë të tyre mund të marrin oferta të mira. Ne kemi Bonuccin dhe Pogba të ndjekur nga shumë klube dhe jemi të përgatitur nëse është e nevojshme për ti zëvendësuar ata”.
“Kështu është duke bërë edhe Napoli sigurisht. Megjithatë, Higuain për neve është diçka e largët. Kam dëgjuar se Napoli pëlqen disa lojtarë tonë që për momentin nuk ka ardhur asnjë kërkesë, kështu që nuk ekzistojnë bisedimet”, përfundoi drejtoi sportiv i Juventusit. /Telegrafi/