Site icon Telegrafi

Parashutisti rus: Arsyetimet e Putinit janë gënjeshtra, nuk kishim ushqim – mbeturinat i shndërronin në “batanije” për t’u ngrohur

Një parashutist rus i ka cilësuar si gënjeshtra arsyetimet e Moskës për ta filluar pushtimin e Ukrainës – duke shtuar se bashkëluftëtarët e tij janë të lodhur, uritur dhe shumë dobët të pajisur.

Pavel Filatyev, është anëtari i parë që shërben në ushtrinë e Vladimir Putinit, që ka kritikuar haptazi pushtimin rus në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

“E kuptojmë se jemi zhytur në konflikt serioz ku ne thjesht po shkatërrojmë qytetet dhe assesi nuk po çlirojmë askënd… Të gjitha janë gënjeshtra. Ne thjesht po shkatërrojmë jetën e qytetarëve. Ky fakt ka ndikuar shumë në moralin tonë, ndjenja se nuk jemi duke bërë asgjë të mirë”, tha Filatyev gjatë një interviste dhënë CNN-it.

Lexo po ashtu Momenti kur kullat e fabrikës së kaldajave në Mariupol shemben si pasojë e sulmeve ruse

Ai gjithashtu ka folur për vijën e frontit dhe pajisjet e dobëta që ushtarët rusë i kanë me vete.

“Barakat tona janë 100-vjeçare dhe nuk mund të shërbejnë si strehë për ushtarët… të gjitha armët tona janë të kohës së luftës në Afganistan. Disa ditë pasi rrethuam Khersonin, shumica prej nesh mbetëm pa ushqim, ujë dhe nuk kishim thasë për fjetje. Ishte shumë ftohtë gjatë natës. Shpesh kërkonim mbeturina për t’u mbështjellë me to sikur të ishin batanije – që të na mbajnë nxehtë”, shtoi ushtari rus. /Telegrafi/

Exit mobile version