Telegrafi

Parashikohet tabela përfundimtare e Ligës Premier për edicionin 2022/23 – renditja në top 6 është befasuese

Sezoni 2022/23 në Ligën Premier ka filluar zyrtarisht, derisa Arsenali triumfoi 2-0 ndaj Crystal Palaces mbrëmë.

Si i tillë, ju thjesht e dini se parashikimet kanë filluar të bëhen nga ekspertët, gazetarët, tifozët, dhe super kompjuterët që tentojnë të japin një parashikim të saktë rreth renditjes përfundimtare.

GivemeSport ka dhënë parashikimin e tyre, derisa me këtë renditje mund të mos pajtohen shumë tifozë të klubeve, pasi ta shikojnë këtë renditje:

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

20) Bournemouth

19) Southampton

18) Fulham

17) Brentford

16) Leeds United

15) Nottingham Forest

14) Everton

13) Wolverhampton Wanderers

12) Brighton & Hove Albion

11) Leicester City

10) Crystal Palace

9) Aston Villa

8) Neëcastle United

7) West Ham United

6) Chelsea

The Blues parashikohet të mbeson jashtë Ligës së Kampionëve, për herë të parë në katër vitet e fundit dhe duket se Todd Bohely do të jetë i pafuqishëm ta ndalojë këtë gjë.

Ndërsa Raheem Sterling dhe Kalidou Koulibaly janë nënshkrime të shkëlqyera, skuadra mbetet e pabalancuar dhe plot me lojtarë të padëshiruar, pavarësisht nga shtimi i Marc Cucurellas, që mund të mos përshtatet me filozofinë e lojës së tyre.

Pritet që Thomas Tuchel të shkarkohet rreth muajit mars ose të largohet si pjesë e një ndarjeje miqësore në verën e vitit 2023.

5) Arsenali

Përkundër që kanë bërë shumë transferime në këtë verë, Arsenali do të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve edhe në edicionin e ri.

Realiteti i situatës është se ‘gjashtëshja e madhe’ është aq e fortë sa është shumë e lehtë të humbasësh dhe në fakt Arsenali më gjithë këto transferime do të mbyll një sezon sërish të varfër.

4) Manchester United

Duket se ka dy mendime rreth fatit të United këtë sezon: Erik ten Hag është i preferuari i Sir Alex Ferguson dhe synon ta bëjë klubin të madh përsëri ose Djajtë e Kuq janë të dënuar dhe gjërat do të përkeqësohen para se të bëhen më mirë.

Cristiano Ronaldo do të qëndrojë dhe do të shënojë 15 gola të tjerë, ndërsa Jadon Sancho përmirësohet, Raphael Varane rikthehet në formën që e kishte te Real Madridi dhe Marcus Rashford pritet të jetë kyç për ta.

3) Liverpool

Është merita e Liverpoolit dhe Jurgen Kloppit që parashikimi i tyre për të përfunduar të tretën ndihet si një lloj katastrofe.

Gjermani do të synojë të rivalizojë Cityn deri në fund, por që hendeku ende qëndron i madh mes tyre, pasi praktikisht këta të fundit kanë shumë cilësi edhe nga bankina.

2) Tottenham Hotspur

Nënshkrimi me Ivan Perisic, Bissouman dhe Richarlison e ka formuar menjëherë Tottenhamin në një ekip që Antonio Conte shumë lehtë mund të përfundojë edhe në vendin e parë.

Edhe transferimet e tjera kanë shtuar cilësi në skuadrën e Spurs dhe do të jetë vertetët një edicion i zjarrtë.

1) Manchester City

E mërzitshme. Shumëkush mund të mos e pranojë, por City i Pep Guardiolës është larg të qenit skuadra më e kompletuar dhe në Ligën Premier ata pritet të mos njohin kundërshtar, shkaku që kanë dy ekipe me shumë cilësi, si 11-sha shartuese edhe ata që gjenden në bankinë.

Kjo do të ishte një tripletë për Cityn, pasi do ta fitonte për të tretin vit me radhë ligën që cilësohet si më e forta në botë. /Telegrafi/