Site icon Telegrafi

Parashikohet se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve – shanset e të gjitha skuadrave në përqindje

Arsenali është etiketuar si një nga pretendentët për të fituar Ligën e Kampionëve në sezonin 2023/24 pas shortit të raundit të 16-të.

Topçinjtë do të përballen me Porton në fazën eliminatore dhe kanë një shans të madh për të kaluar në çerekfinale.

Super kompjuteri i Opta-s i paraqet Gunners si ndër katër favoritët kryesorë për të fituar Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu A do ta marrë Liga Premier vendin e pestë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25?

Arsenalit i jepet një shans 18.6 për qind për të arritur në finale, e cila do të mbahet në Londër, dhe një shans 8.9 për qind për të fituar titullin.

Vetëm tri skuadrave si, Manchester City, Bayern Munich dhe Real Madrid u jepet më shumë shanse për të fituar Ligën e Kampionëve se sa atyre.

Lexo po ashtu Napoli nën presion të madh para përballjes me Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Citzens, të cilët janë kampionët në fuqi, pritet të rimarrin titullin dhe u jepet një shans 30 për qind për të fituar trofeun.

Arsenali nuk ka fituar ende një titull të Ligës së Kampionëve në historinë e tyre, por ka një shans të madh për ta thyer atë mallkim këtë sezon me skuadrën e tyre jashtëzakonisht të talentuar. /Telegrafi/

Exit mobile version