Telegrafi

Mot kryesisht me diell gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

Mbi vendin tonë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell.

Të shtunën parashihet të ketë rënie në vlerat e temperaturave maksimale, për shkak të prezencës së masave ajrore të cilat kanë origjinë nga verilindja.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-26 gradë.

Indeksi UV mbetet i lartë, kryesisht ditën e premte, kështu që apelohet kujdes ndaj atyre personave që kanë probleme me sëmundje kronike, sidomos kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17, mundësisht të jetë sa më i kufizuar.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Telegrafi/