Me Ligën e Kampionëve tani prapa nesh, tifozët nuk do të presin gjatë për t’iu rikthyer sërish ekranit pasi një verë emocionuese plotë futboll na pret, kjo për shkak të Euro 2024.
Edicioni i këtij viti, i 17-ti në historinë e kësaj gare, do të nis më datë 14 qershor në Gjermani, ku 24 shtete do të luftojnë për t’u shpallur kampion i Evropës, ndërsa Italia do të synojë mbrojtjen e titullit.
Gjermania do të jetë nikoqir i këtij turneu, për vetëm herë të tretë në shtate edicionet që Euro është mbajtur ekskluzivisht vetëm në një shtet. Të gjitha kombëtaret favorite do të synojnë që në fund të dalin fitimitar, teksa finalja do të mbahet më 14 korrik në Berlin.
Superkompjuteri Opta tani ka dhënë parashikimin e saj në lidhje me atë se kush është kombëtarja favorite për t’u shpallur në fund kampion, duke i renditur secilën prej tyre me përqindje.
Gjasat që Shqipëria të avancojë në çerekfinale të Euro 2024 sipas superkompjuterit janë 11.6%, gjasat për t’u kualifikuar në gjysmëfinale janë 3.2%, ndërsa shanset për të prekur finalen e madhe dhe eventualisht për ta fituar atë janë 0.8% dhe 0.2% respektivisht.
Parashikimi për Euro 2024 (kombëtaret favorite për ta fituar atë)
Anglia (19.9%) është kombëtarja favorite për t’u shpallur kampion i Euro 2024 sipas parashikimit nga superkompjuteri Opta.
Ekipi i Gareth Southgate nuk e ka fituar asnjëherë këtë garë dhe kishin pësuar një humbje të dhimbshme nga Italia në finale herën e fundit, por modeli i Optas i jep atyre gjasat më të mëdha që të bëjnë më mirë këtë vit.
Ekipi i mundshëm që mund ta ndalojë Anglinë drejt këtij qëllimi është Franca (19.1%), të cilët kanë mposhtur “Tre Luanët” në Katar dhe kanë arritur në dy finalet e fundit të Botërorit.
Nikoqiri Gjermania (12.4%) , Spanja (9.6%) dhe Portugalia (9.2%) janë parë gjithashtu si kandidatë të fortë për të shkuar deri në fund të kësaj gare.
Mund të jetë një provë e vështirë për Holandën (5.1%), kampionin në fuqi Italinë (5.0%) dhe Belgjikën (4.7%) , por superkompjuteri nuk ia ka ulur plotësisht shanset këtyre tri kombëtareve.
Outsajderët e Euro 2024
Një kombëtare fituese jashtë top tetë vendeve të para do të ishte një befasi e madhe sipas superkompjuterit Opta.
Danimarka dhe Kroacia vijnë pas tyre, ndërsa shanset për ta fituar këtë garë i kanë 2.2% dhe 2.0% respektivisht.
Pas tyre vijnë Turqia me 1.5% dhe Austria me 1.3% për të përmbyllur grupin e kombëtareve outsajdere që mund të bëjnë befasinë ndërsa Gjeorgjia sipas superkompjuterit ka vetëm 0.1% shanse që ta fitojë Euro 2024. /Telegrafi/