Telegrafi

Paraqitje kastastrofale nga 100 milionëshi i Chelseat në ndeshjen ndaj Anglisë

Verdikti tashmë është nxjerrë për Mykhailo Mudryk, me tifozët që tani kanë humbur besimin tek ai pas një paraqitje të zymtë kundër Anglisë në Ëembley.

Anglia arriti dy fitore nga dy në kualifikimet për Euro 2024 me dy gola të realizuar në përfundim ​të pjesës së parë nga Harry Kane dhe Bukayo Saka.

Por – ndërsa dyshja angleze shkëlqeu, ishte e kundërta për Mudryk që pati një paraqitje të dobët.

Lexo po ashtu Cucurella nuk e pëlqen 100 milionëshin e Chelseat: Dhjetëra rastet kur spanjolli nuk pasoi te Mudryk

Chelsea shpenzoi 100 milionë euro në janar për ta sjellë atë dhe pavarësisht disa momenteve premtuese dhe shpejtësisë së frikshme, ai ende nuk e ka gjetur rrjetën në shtatë ndeshje dhe nuk duket të jetë zgjedhja e parë nën Graham Potter.

Dhe ai nuk dukej më mirë me fanellën e Ukrainës. Duke luajtur në të majtë, ish-lojtari i Shakhtar Donetsk u mbajt nën kontroll nga Kyle Walker.

Ai pati 30 prekje, por arriti vetëm një goditje të suksesshme dhe humbi topin 12 herë.

Lexo po ashtu Vetëm ditët e para te Chelsea – Mudryk shkakton skandal në rrjetet sociale

Mudryk u zëvendësua menjëherë pas nisjes së pjesë së dytë dhe fansat e qortuan në internet për një paraqitje të dobët.

Njëri tha: “Nuk po bëj as shaka kur them që Anthony Elanga ka më shumë për të ofruar sesa Mudryk”.

Një tjetër u shpreh: “Mykhailo Mudryk vlen 100 milionë dhe Starboy Bukayo Saka vlen 100 miliardë”.

Lexo po ashtu Paraqitja katastrofale e Mudryk në statistika ndaj Fulhamit për 45 minuta

I treti shtoi: “Mudryk është me të vërtetë i shpejtë. Ashtu si Aaron Lennon. Dhe ai po luan gjithashtu futboll si Aaron Lennon”.

Ndërsa një tjetër komentoi: “Mudryk nuk duket i mirë në futboll”. /Telegrafi/