Banerat e Federatës së Futbollit të Italisë që ta luftojnë racizmin në futboll, ka shkaktuar rrëmujë.
Tre majmunë të pasqyruar me ngjyra në një baner, kanë për qëllim të tregojnë se të gjithë jemi të njëjtë dhe të barabartë, ka dalë të jetë e keqkuptuar.
Klubet italiane dhe mediat në vend, po reagojnë ashpër se duke tentuar ta luftojnë racizmin, janë duke bërë racizëm me këtë baner.
Art can be powerful, but we strongly disagree with the use of monkeys as images in the fight against racism and were surprised by the total lack of consultation. @SerieA_EN pic.twitter.com/M7wFjhsfj2
— AC Milan (@acmilan) December 17, 2019
Këto pikturime ishin bërë në muajin maj të këtij viti dhe priteshin të shfaqeshin në Kupën e Italisë në mes të Lazios dhe Atalantas, por Federata e Italisë i tërhoqi ato për t’i kthyer tani.
Serie A njihet tashmë si një ligë që ka shkallën më të lartë të racizmit të shprehur nga tifozët në Evropë dhe me këto banere po tentojnë të bëjnë ndryshime.
Milani ka reaguar në lidhje me këtë baner, duke e quajtur si të papranueshme paraqitjen e tre majmunëve në fotot e ilustruara.
“Arti mund të jetë i fuqishëm, por ne nuk pajtohemi fort me përdorimin e majmunëve si imazhe në luftën kundër racizmit dhe u befasuam nga mungesa totale e konsultimeve”, thuhet në njoftimin e Rossonerëve. /Telegrafi/