Kampionate dhe ngjarje të shumta sportive në të gjithë botën janë pezulluar për shkak të pandemisë coronavirus, duke përfshirë La Liga, Eredivisie, futbollin danez, MLS, ATP dhe NBA.
Organizata Botërore e Shëndetit e deklaroi coronavirusin si pandemi të mërkurën dhe më shumë vende po ndërmarrin hapa për të ngadalësuar përhapjen.
Seria A është ndalur së paku deri më 3 prill si pjesë e një bllokimi të përgjithshëm në të gjithë vendin, i cili ka parë më shumë raste dhe vdekje se çdo komb tjetër përveç Kinës.
Kategoria e parë spanjolle, La Liga, është pezulluar për të paktën dy javë dhe Real Madridi kaloi në karantinë pasi një basketbollist i tyre u testua pozitivisht me coronavirus.
Me këtë në mendje, duket e pashmangshme që ndeshja e së martës në Ligën e Kampionëve midis Real Madridit dhe Manchester City të shtyhet.
E njëjta gjë vlen edhe për Juventus-Lyon, duke parë se Bianconerët janë në karantinë pasi Daniele Rugani u testua pozitivisht.
Eredivisie holandez sot (e enjte) njoftoi se po pezullon ligën, ashtu si dhe Federata Daneze e Futbollit, Liga Portugeze dhe gjithashtu kampionati elitar amerikan, MLS.
OFFICIAL: MLS have suspended the season for 30 days.https://t.co/fOotdrrLAz
— Play Squawka Selector for Free (@Squawka_Live) March 12, 2020
Në sportet e tjera, NBA është mbyllur pasi dy basketbollistë u testuan pozitivë, përfshirë lojtarin që preku të gjitha mikrofonat e reporterëve në një konferencë për shtyp vetëm disa ditë më parë.
Federata Ndërkombëtare e Basketbollit tashmë kishte pezulluar të gjitha garat nga 13 marsi.
Turneu i njohur i tenisit ATP është pezulluar për të paktën gjashtë javë, me ngjarje tjera në golf, hokej, moto-sport, kriket dhe shigjetari, të gjitha të shtyra. /Telegrafi/