Këngëtarja e njohur britanike ka vjedhur vëmendjen nga spektakli i madh ‘X Factor’ duke paralajmëruar këngën e re në kohën e reklamave.
Në promon para hapjes së spektaklit, në ekran kishte dalë teksti i një kënge, që këndohej nga Adele, transmeton koha.net.
Kjo pritet të jetë kënga e parë që prej “Skyfall” të vitit 2012.
Pavarësisht këtij paralajmërimi, akoma nuk ka asgjë zyrtare nga ana e përfaqësuesve të këngëtares.
Albumi i fundit i këngëtares, “21”, ishte lansuar në vitin 2011.
https://twitter.com/PopCultureShady/status/655815247220101120