Mbrojtësi Yaroslav Rakitskiy, ka lindur në pjesën lindore të Ukrainës në një familje rusisht-folëse në vitin 1989, por sapo është larguar nga skuadra e Zenit St Petersburg në përgjigje të luftës në Ukrainë.
“Unë jam ukrainas! Paqe Ukrainës! Ndaloni luftën!”, ka shkruar Rakitskiy në Instagram të enjten e kaluar pasi ushtria ruse filloi pushtimin e saj në vendin e tij.
Ky ishte postimi i tij i parë në gjuhën ukrainase, pasi ishte mësuar të komunikonte me ndjekësit në rusisht.
Llogaria, e cila përmban foto të panumërta nga jeta dhe karriera e Rakitskiy, që atëherë është bërë private – një lëvizje e pazakontë për një yll futbolli.
Mbrojtësi duhej të luante për Zenitin në ndeshjen e javës së kaluar në Ligën e Evropës kundër Real Betisit, por mbeti në stol.
Trajneri, Sergey Semak, shpjegoi se forma e dobët ishte arsyeja e vendimit. Rakitskiy nuk luajti për Zenitin kundër Rubin Kazan të hënën pasi Liga Premier Ruse rifilloi pas pushimit dimëror, me klubin që pretendonte se ai ishte i papërshtatshëm.
Megjithatë, ishte kristal e qartë se e vërteta qëndronte diku tjetër, dhe të mërkurën, Zeniti njoftoi se mbrojtësi ishte larguar nga klubi.
“Për shkak të një situate të vështirë familjare, lojtari kërkoi t’i jepte fund kontratës para kohe” .
“Ne duam të falënderojmë Yaroslav për kohën e tij në St Petersburg dhe qasjen e tij profesionale dhe pasionante ndaj lojës”.
“Ne i urojmë sinqerisht Yaroslavit dhe familjes së tij gjithë të mirat dhe shpresojmë ta takojmë atë në fushën e futbollit”, thuhej në deklaratën zyrtare.
Lajmi nuk ishte aspak i papritur sepse Rakitskiy u gjend në një situatë të dëshpëruar, me kombin e punëdhënësve të tij që kishte nisur një pushtim të atdheut të tij. /Telegrafi/
Yaroslav Rakitskiy has requested an early end to his contract and this has been agreed by the club.
We sincerely wish all the best to Yaroslav, his friends and his family.
Details: https://t.co/OiaUCPaado pic.twitter.com/RUBE1t0eFZ
— FC Zenit in English✨ (@fczenit_en) March 2, 2022