Telegrafi

Papu Gomez refuzon dy klubet e Serie A

Papu Gomez është afër largimit nga Atalanta dhe ka pasur oferta nga klube të ndryshme, ndër to edhe Torino dhe Fiorentina, por ylli argjentinas nuk dëshiron të bashkohet me asnjërën nga dy klubet e Serie A.

Gomez, 32 vjeç, pritet të largohet nga Atalanta mes marrëdhënieve të tensionuara me trajnerin Gian Piero Gasperini.

Klubi La Dea nuk dëshiron ta shesë Gomez me lehtësi ndaj rivalëve të tyre të drejtpërdrejtë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, një lëvizje prej 10 milionë eurosh  është e mundshme nëse lojtari do të bashkohen me një klub të huaj ose në një skuadër të Serie A në mes të tabelës.

Sipas Sky Sport, Fiorentina dhe Torino kanë para për të nënshkruar me yllin argjentinas, por Gomez nuk dëshiron të bashkohet as me klubin Viola dhe as me Granatan.

Sky Sport shton se gjatë pushimit të Krishtlindjes, Gomez ka pastruar ajrin me Presidentin Antonio Percassi, por marrëdhënia e tij me trajnerin Gasperini nuk mund të rregullohet.

Argjentinasi ka pesë gola dhe katër asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon dhe interesim të madh kanë shprehur edhe Interi dhe Milani. /Telegrafi/