Sulmuesi argjentinas, Papu Gomez ka kërkuar që klubi i tij, Atalanta ta shesë atë në një klub të Milanos muajin tjetër, pas prishjes së raporteve.
Ylli argjentinas ka rënë dakord me trajnerin Gian Piero Gasperini dhe pranon se ai nuk ka të ardhme me klubin La Dea.
Në të vërtetë, Atalanta e ka nxjerrë Gomezin në shitje me një çmim fillestar prej 25 milionë eurosh.
Dhe përparësia e tij është të qëndrojë në Itali – mundësisht të transferohet në qytetin e Milanos, pasi kjo është dëshira e lojtarit.
Të dy klubet, Interi dhe Milani kanë pyetur për Gomezin ditëve të fundit, me Rossonerët që tregojnë interes më konkret.
Ndryshe, Gomez ka qenë njëri nga më meritorët për shkëlqimin e Atalantas viteve të fundit në Serie A dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/