Telegrafi

Panucci i lumtur me fitoren dhe i kënaqur me futbollistët

Shqipëria ka fituar ndaj Lihtenshtejnit me rezultat 2-0 në kuadër të Grupit G për eliminatoret e botërorit Rusia 2018.

Kjo fitore e ka bërë të lumtur edhe trajneri italian, Christian Panucci, i cili aventurën e tij te kombëtarja e Shqipërisë e nisi me fitore.

Lexo po ashtu Panucci e nis me fitore te Shqipëria, mposht Lihtenshtejnin (Video)

“Lojtarët u treguan seriozë dhe të përqendruar. Jam i lumtur me fitoren në ndeshjen debutuese edhe pse deri sa erdhi goli u krijua tension”.

“Gjithashtu jam shumë i kënaqur edhe me lojën e futbollistëve të mi pasi arritën dy herë të gjejnë rrugën e golit”, deklaroi fillimisht trajneri italian pas ndeshjes.

“Unë personalisht e diktoi formacionin vetëm dy orë para takimit, kështu atëherë e kuptoni edhe ju edhe lojtarët”.

“E kaluam mirë ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit, tani na pret një ndeshje e vështirë ndaj Maqedonisë dhe nga tani do fillojmë ta përgatisim”, përfundoi Panucci.  /Telegrafi/