Shqipëria ka fituar ndaj Lihtenshtejnit me rezultat 2-0 në kuadër të Grupit G për eliminatoret e botërorit Rusia 2018.
Kjo fitore e ka bërë të lumtur edhe trajneri italian, Christian Panucci, i cili aventurën e tij te kombëtarja e Shqipërisë e nisi me fitore.
“Lojtarët u treguan seriozë dhe të përqendruar. Jam i lumtur me fitoren në ndeshjen debutuese edhe pse deri sa erdhi goli u krijua tension”.
“Gjithashtu jam shumë i kënaqur edhe me lojën e futbollistëve të mi pasi arritën dy herë të gjejnë rrugën e golit”, deklaroi fillimisht trajneri italian pas ndeshjes.
“Unë personalisht e diktoi formacionin vetëm dy orë para takimit, kështu atëherë e kuptoni edhe ju edhe lojtarët”.
“E kaluam mirë ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit, tani na pret një ndeshje e vështirë ndaj Maqedonisë dhe nga tani do fillojmë ta përgatisim”, përfundoi Panucci. /Telegrafi/