Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Shqipe Pantina, ka folur për herë të parë për zhvillimet që e kanë bërë atë të japë dorëheqje nga pozitat e saj në këtë parti.
Ajo në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se përpjekjet për ta zgjidhur situatën nga brenda janë tepër të vështira, për të mos thënë sipas saj, të pamundura.
“Unë tash jam duke e pritur propozimin për zgjidhje të kësaj situate nga deputeti Glauk Konjufca dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ndonëse mendoj se kjo do të jetë tepër e vështirë”, ka shtuar Pantina.
Sipas saj, problemet nuk mund të zgjidhen përderisa njëra palë nuk pranon të diskutohet për gabimet që kanë mundur të ndodhin brenda lëvizjes.
Pantina ka thënë se ka pritur që kryetari i zgjedhur i VV-së, Albin Kurti, do të distancohet nga gjuha e përdorur e aktivistëve ndaj atyre që kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e lëvizjes, por që sipas tij, kjo gjë nuk ka ndodhur. /Telegrafi/