Telegrafi

Pamje të verifikuara: Helikopterët rusë qëllojnë në qytetin port të Mariupolit në Ukrainë

Rrjeti televiziv BBC shkruan se ka verifikuar pamjet e helikopterëve sulmues rusë që gjuanin në qytetin port të Mariupolit, i cili është nën rrethim që nga e enjtja.

Sipas mediumit në fjalë, përcjell Telegrafi, qyteti jugor, vendbanimi i më shumë se 400,000 njerëzve, është afër kufirit rus – dhe kyç për krijimin e një korridori tokësor që lejon rebelët e mbështetur nga Rusia në Luhansk dhe Donetsk të bashkojnë forcat në Krime.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi nga dita e tetë deri në ditën e njëmbëdhjetë të agresionit rus në Ukrainë

Ai është rrethuar dhe furnizimi me energji dhe ujë janë ndërprerë në mes të një sulmi të vazhdueshëm bombardimesh.

Si pasojë, zyrtarët e qytetit kanë paralajmëruar për një krizë humanitare. /Telegrafi/