Rrjeti televiziv BBC shkruan se ka verifikuar pamjet e helikopterëve sulmues rusë që gjuanin në qytetin port të Mariupolit, i cili është nën rrethim që nga e enjtja.
Sipas mediumit në fjalë, përcjell Telegrafi, qyteti jugor, vendbanimi i më shumë se 400,000 njerëzve, është afër kufirit rus – dhe kyç për krijimin e një korridori tokësor që lejon rebelët e mbështetur nga Rusia në Luhansk dhe Donetsk të bashkojnë forcat në Krime.
Russian attack helicopters firing near #Mariupol pic.twitter.com/zebspjubQr
— marqs (@MarQs__) March 4, 2022
Ai është rrethuar dhe furnizimi me energji dhe ujë janë ndërprerë në mes të një sulmi të vazhdueshëm bombardimesh.
Si pasojë, zyrtarët e qytetit kanë paralajmëruar për një krizë humanitare. /Telegrafi/