Telegrafi

Pamje të rrahjes në tunel të zyrtarëve të Besiktasit nga sigurimi fizik i Fenerbahçes

Është ndërprerë takimi i dytë gjysmëfinal i Kupës së Turqisë mes Fenerbahces dhe Besiktasit.

Njëri prej derbive më të mëdhenj në shtetin turk nuk e ka gjetur fundit gjysmë ore para përfundimit të kohës së rregullt.

E gjithë kjo pasi që tifozët e Fenerit kanë goditur me gjësende të forta në kokë trajnerin e “Shqiponjat e Zeza”, Senol Gunesin, të cilit i është qepur koka dhe më pas është dërguar në një spital të qytetit të Stambollit.

Por, gjatë hyrjes në tunel disa prej personave zyrtar të skuadrës së mysafirëve janë rrahur edhe nga personeli i sigurimit të vendasve.

Tashmë ka rrjedhur edhe videoja e rrahjes së trajnerit për përgatitje fizike të bardhezinjve, Erdinç Gultekin ka pësuar disa gërvishtje në kokë.

Theksojmë se në të 30 minutë, mbrojtësi i Besiktasit, Pepe u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të palejuar ndaj kundërshtarit.

Ndryshe, ndeshja e parë gjysmëfinale mes këtyre dyja skuadrave kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2. /Telegrafi/