Pamjet e reja tregojnë shkallën masive të dëmtimit të xhamisë historike al-Omari në qytetin e Gazës.
Mediat palestineze thonë se xhamia është goditur vazhdimisht me raketat e hedhura nga Izraeli.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë zgjedhur të heshtin rreth akuzave të palestinezëve, shkruan timesofisrael.
🚨فيديو الاحتلال يدمر المسجد العمري الكبير ، وهو المسجد الأكبر والأقدم في مدينة غزة. pic.twitter.com/klOa7QKvW1
— #القدس_ينتفض 🇵🇸 (@MyPalestine0) December 8, 2023
Xhamia besohet se qëndronte në vendin e një tempulli të lashtë filistin, vendi u përdor nga bizantinët për të ngritur një kishë në shekullin e V-të. Pas ardhjes së myslimanëve në këtë rajon në shekullin e VII-të, ajo u shndërrua në një xhami.
Pasi u dëmtua rëndë nga bombardimi britanik gjatë Luftës Botërore I-rë, xhamia u rindërtua në vitin 1925 nga Këshilli i Lartë Mysliman.
Ndryshe, Izraeli ka nisur një kundërsulm ndaj Hamasit pasi ky i fundit kreu një sulm terrorist më 7 tetor në territoret izraelite. /Telegrafi/
דיווחים בעזה על כך שמסגד אל-עומרי הגדול, אחד המסגדים העתיקים בעזה, נהרס חלקית בתקיפות צה"ל. אתר עם היסטוריה שהיא ההיסטוריה של עזה: בית תפילה פלישתי שהפך לכנסייה ביזנטית ואז במאה ה-13 למסגד תחת שלטון הממלוכים. @OmerShahar123 pic.twitter.com/XlEPeR5eRj
— Nurit Yohanan (@nurityohanan) December 8, 2023