Telegrafi

Pamje të tjera që tregojnë se rrugët e Kherson ngjanin me një ‘fushëbetejë’ kur trupat ruse hapën zjarr ndaj protestuesve ukrainas – ku mbetën disa të plagosur

Trupat ruse kanë shpërndarë një demonstratë në qytetin jugor të pushtuar Kherson duke qëlluar mbi protestuesit, thonë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pamjet video janë shfaqur në rrjetet sociale që tregojnë protestuesit në një shesh të qytetit, me njerëz që vrapojnë dhe të shtënat automatike që dëgjohen në sfond.

Disa raporte thonë se janë përdorur edhe granata trullosëse.

Si pasojë, raportohet se disa persona kanë mbetur të plagosur, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Ata morën qytetin, pastaj shtëpitë e tyre – rrëfimi i ukrainasve 'që panë dhe filmuan çdo hap' se si rusët gjendeshin çdo ditë e më afër apartamenteve të tyre

Qyteti ka parë protesta të rregullta kundër okupimit që kur trupat ruse morën kontrollin në fillim të marsit.

Ai është më i madhi nga vetëm një pjesë e vogël e qyteteve të pushtuara nga forcat ruse që nga fillimi i agresionit muajin e kaluar.

Këto pamje të tmerrshme vijnë në ditën e 26-të, që ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.

Lexo po ashtu Ish-deputetja ukrainase duke përdorur një sistem antitank – gazetari i Reuters sjell fotografi nga vija e frontit në rajonin e Kiev

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi “operacionet ushtarake” në këtë shtet evropian. /Telegrafi/