Site icon Telegrafi

Pamje që tregojnë një veturë duke u hedhur në erë – nga një tank i forcave izraelite në Gaza

Siç është raportuar tashmë, Izraeli ka filluar atë që po konsiderohet si “faza e dytë e luftës kundër Gazës”.

Kështu, një numër i madh tankesh hynë nga pjesa juglindore e Gazës, duke përparuar drejt perëndimit.

Lexo po ashtu Tanket izraelite hyjnë në Gaza nga lindja dhe veriu

Ata tani janë afër një kryqëzimi që lidh pjesë të ndryshme të Gazës, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

Dhe nëse arrijnë dhe marrin kontrollin e kryqëzimit, ata do të ndajnë efektivisht jugun dhe veriun e Gazës, duke penguar ndjeshëm lëvizjen e njerëzve.

Lexo po ashtu Më shumë fëmijë të vrarë në Gaza gjatë tri javëve të fundit sesa në zonat e konfliktit në botë që nga viti 2019

Për më tepër, forcat izraelite lëshuan një paralajmërim duke udhëzuar njerëzit që të mos udhëtojnë midis jugut dhe veriut të Gazës.

Ndërsa burimet kanë raportuar gjithashtu se tanket lëvizin nga pjesa veriore e Gazës drejt qytetit të Gazës.

Ndërkohë, siç thotë Al Jazeera, të verifikuar, shihet një makinë duke u sulmuar – ose thënë më qartë, duke u hedhur në erë – nga një tank i forcave izraelite në Gaza. /Telegrafi/

Exit mobile version