Telegrafi

Pamje që tregojnë burrin që i vuri zjarrin vetes jashtë ambasadës izraelite në Uashington pasi bërtiti “Liri për Palestinën”

Një oficer në shërbim i Forcave Ajrore të SHBA-së është në gjendje kritike në spital pasi i vuri flakën vetes jashtë ambasadës izraelite në DC dhe transmetoi drejtpërdrejt ngjarjen.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një video e tmerrshme u transmetua në kanalin e mediave sociale Twitch të shtunën pasdite pasi burri i veshur me rroba luftarake deklaroi: “Unë nuk do të jem më bashkëpunëtor në gjenocid”.

Flakët u përhapën mbi trupin e burrit pasi ai bërtiti.

“Unë jam gati të përfshihem në një akt ekstrem proteste”, përpara se të thërriste vazhdimisht “Liri për Palestinën!”

Autoritetet kanë thënë se i janë përgjigjur një thirrje rreth orës 13:00 të dielën dhe e gjetën burrin me lëndime, tha Departamenti i Policisë Metropolitane për DailyMail.com.

Ai u dërgua në spital me ‘lëndime kritike dhe kërcënuese për jetën’.

Një zëdhënës i Forcave Ajrore të SHBA-së konfirmoi për Task & Purpose se burri me uniformë është një oficer aktiv por identiteti i tij nuk është konfirmuar. /Telegrafi/