Telegrafi

Pamje për së afërti, si stërviten ushtarët ukrainas për ‘pastrimin’ e llogoreve

Uebfaqja ukrainas në Twitter, Operativno_ZSU ka publikuar një video ku tregon për së afërti stërvitjen e ushtarëve të Ukrainës.

Këtu, sipas uebfaqes ata po stërviteshin për ‘pastrimin’ e llogoreve, transmeton Telegrafi.

Në këto llogore ishin disa objektivë që ushtarët duhet t’i qëllonin. Njëri prej ushtarëve kishte mbrapa tij kolegun që e monitoronte, dhe po lëvizte me kujdes për t’i qëlluar këta objektivë improvizues.

Lexo po ashtu Kievi paralajmëron kundërofensivë në Bakhmut: Do të ndodhë shumë shpejt

Nuk dihet se në cilin vend janë xhiruar pamjet. /Telegrafi/